Një tezë jo aq e re nga Roma për luftën dhe paqen

Një tezë jo aq e re nga Roma për luftën dhe paqen

“Forca e ushtrive dhe besueshmëria e tyre janë mjeti më i fortë kundër luftërave. Dialogu, diplomacia, qëllimet e mira janë sigurisht të nevojshme, por ato duhet të kenë themele të forta”, deklaroi së fundi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në një mesazh drejtuar forcave ushtarake italiane që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit. “Shprehja latine ‘nëse do paqe, përgatitu për luftë’ nuk është një qasje luftënxitëse, por një qasje realiste. Për këtë arsye, unë kurrë nuk jam pajtuar me ata që besojnë se pacifizmi duhet t’i kundërvihet forcave të armatosura. Vetëm një forcë paqeruajtëse e besueshme mund të largojë luftën, sepse paqja nuk vjen spontanisht. Paqja është, mbi të gjitha, një ekuilibër fuqish”, shtoi Meloni. “Dobësia inkurajon këdo që dëshiron të sulmojë, ndërsa fuqia i...