“Një manovër politike”, Zhulali paralajmëron: Rama dhe Vuçiç përdorin kamxhikun evropian për të mbuluar skandalet
Në një lëvizje të papritur që ndryshon rrënjësisht kursin e politikës së jashtme, Kryeministri Edi Rama ka sinjalizuar se Shqipëria nuk kërkon më anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, në kontrast të thellë me premtimin kryesor elektoral të 11 majit, ku ai siguroi mandatin e tij duke u zotuar për anëtarësimin e vendit në BE brenda vitit 2027. Më pak se gjashtë muaj pas formimit të qeverisë me këtë mandat, propozimi i ri, i artikuluar së bashku me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kërkon vetëm përfshirjen në hapësirën Schengen dhe në tregun e përbashkët evropian, duke hequr dorë nga e drejta e votës, posti i komisionerit dhe vendet në Parlamentin Evropian. E ftuar në një emision televziiv, Ilda Zhulali, Drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë...
Burimi:
sot.com.al