Një gjykatë e ndarë më dysh, që nuk guxoi të zgjedhë

Një gjykatë e ndarë më dysh, që nuk guxoi të zgjedhë

Nga Evarist Beqiri Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit nga detyra të ministres Balluku nuk është thjesht një kazus juridik. Vendimi është një pasqyrë e qartë e dilemës më të madhe që po përjeton sot demokracia shqiptare. Gjykata Kushtetuese vendosi me “mosvendimin” e saj, por nuk guxoi të zgjedh. Ky është një vendim unik. Gjykata Kushtetuese u nda më dysh. Gjykata Kushtetuese zgjodhi që të mos udhëheq, por të ndjek. Praktikisht, masa e pezullimit nga detyra nuk u hoq. Por, kjo nuk ndodhi përmes një arsyetimi të qartë me shumice vendimmarrëse, por përmes një ndarjeje 4 me 4, që prodhoi një “mosvendim” me pasoja të plota juridike. Kjo është një anomali që nuk duhet kaluar lehtë. Gjykata, nga njëra anë, pranoi...