Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh sot drejtuesit politikë në selinë e PS
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme, drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi i Ramës me drejtuesit politikë vjen një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku pati disa ndryshime në drejtim. Kujtojmë që në mbledhjen e djeshme të Asamblesë, kryeministri Rama largoi Elisa Spiropalin si drejtuese të qarkut të Tiranës, Eduard Shalsin nga Kukësi, Benet Becin nga Shkodra dhe Emirjana Sakon nga Durrësi. Në vend të Spiropalit, Rama solli Taulant Ballën i cili sëbashku me Ogerta Manastirliun do të drejtojnë Qarkun e Tiranës. Kujtojmë që deri më sot Balla ka qenë drejtues politik për Diasporën. Ndëkrohë Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë, Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër, Ulsi Manja zëvendëson Blendi...
Burimi:
vizionplus.tv