Një ditë para protestës kombëtare, zbulohet lëvizja e papritur e Berishës në PD

Një ditë para protestës kombëtare, zbulohet lëvizja e papritur e Berishës në PD

Në prag të protestës kombëtare të paralajmëruar për nesër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndërmarrë një lëvizje të papritur brenda forcës politike që drejton. Sot, më 23 janar, në selinë e PD-së zhvillohet një takim i posaçëm me të rinjtë e FRPD. Takimi ka në fokus përfshirjen e të rinjve në zhvillimet politike dhe vjen vetëm një ditë përpara daljes së opozitës në protestë. Aktivistë të rinj do të mblidhen për të diskutuar mbi situatën aktuale në vend, sfidat politike dhe sociale, si edhe për të ndarë qëndrimet e tyre për zhvillimet e fundit. Në këtë takim, i cili nis në orën 18:00, pritet të mbajnë fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe drejtuesi i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri....