“Një dështim”/ Mziu ‘nuk kursen’ Ballën: Duke parë Taulantin një demagog, që bën deklarata kundraverse me realitetin

“Një dështim”/ Mziu ‘nuk kursen’ Ballën: Duke parë Taulantin një demagog, që bën deklarata kundraverse me realitetin

Deputeti i PD Xhelal Mziu njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, bëri një denoncim të fortë lidhur me reformën territoriale të vitit 2014, duke e cilësuar atë një dështim skandaloz që i shërbeu mazhorancës për të fryrë administratën me militantë partiakë. I ftuar në një studio televizive, Mziu zbuloi shifra alarmante që tregojnë se numri i të punësuarve në pushtetin vendor është trefishuar, ndërsa fondi i pagave është pesëfishuar. Sipas Mziut, reforma e ndërmarrë në vitin 2014, e cila iu shit opinionit publik me premtimin për kursimin e 80 milionë eurove nga buxheti i shtetit, rezultoi në një “bumerang”. Ai theksoi se jo vetëm që nuk u kursyen paratë, por shpenzimet u rritën në mënyrë. “Para reformës, pushteti vendor kishte 17 mijë të...