Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se për të mbrojtur veten, po asgjeson sistemin e drejtësisë. Ai foli kundër propozimit të Ramës për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale duke theksuar se masa e pezullimit nuk nënkupton pezullimin e asnjë funksioni në vend. “Pra pezullimi në mënyrë absolute nuk nënkupton pezullimin e asnjë funksioni në vend, e asnjë funksioni në vend. Nënkupton ndëshkimin në emër të interesave të qytetarëve të zyrtarëve më të lartë që përdorin pushtetin për të vjedhur dhe për keqbërjen ndaj qytetarëve. Pezullimi përkundrazi synon mbrojtjen e institucioneve, mbrojtjen e integritetit të tyre, legjitimitetit të tyre, funksionimit të tyre në përputhje me ligjin. Kjo që po ndodh, po ndodh nga një kryehajdut në rreth të kuq,...