Nisma e PS për pengimin e pezullimit të ministrave, ambasadori Gonzato: Po e monitorojmë, presim që të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Nisma e PS për pengimin e pezullimit të ministrave, ambasadori Gonzato: Po e monitorojmë, presim që të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato në një intervistë për Deutsche Welle ka komentuar nismën e mazhorancës që pengon pezullimin e ministrave, lëvizje kjo që u ndërmor pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. Diplomati evropian theksoi se janë duke e monitoruar, ndërsa theksoi se kjo nismë duhet të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Ai u shpreh se sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. “Ne po e ndjekim nga afër këtë ndryshim të propozuar në Kodin e Procedurës Penale, që është neni që i lejon një gjykate të pezullojë një zyrtar publik që është nën hetim. Sepse çdo gjë që lidhet me sundimin...