Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit
Teksa pritet të nisë sesioni i ri parlamentar, më 19 janar, zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë, janë duke zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit. Takimi me kreun e grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla ka nisur në orën 12:00. Ndërkohë që në orën 14:00 zyrtarët amerikanë kanë nisur takimin me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Diskutimet do të fokusohen tek bashkëpunimi dhe dialogu parlamentar, dhe tek përparimi me punën e dy komisioneve për reformën territoriale dhe zgjedhore. Kujtojmë se sesioni i kaluar i Kuvendit u mbyll mes kaosit dhe tymyeseve teksa betohej Avokati i Ri i popullit Endri Shabani.
Burimi:
javanews.al