Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me nisjen e muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ju uron besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar. Postimi i Begajt: Besimtarët myslimanë fillojnë nesër agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar për gjithë besimtarët myslimanë, uroj që ky muaj i shenjtë të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin! Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë! Kujtojmë që duke nisur nga mëngjesi i ditës së nesërme besimtarët myslimanë do të agjërojnë për gjatë gjithë ditës, deri në 20 mars, ditën kur do të falet Fiter Bajrami.