Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisi zyrtarisht faza e parë e dëgjesave publike për Reformën Administrativo-Territoriale, ku ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, prezantoi të dhëna sa i takon arritjeve dhe sfidave që solli në një dekadë reforma e vitit 2014. Raportimi u shoqërua me tone të ashpra nga anëtarët e opozitës, të cilët më shumë sesa tek procesi, u fokusuan tek numri i ri i bashkive që do të ketë harta e re territoriale, duke e cilësuar reformën aktuale si dështim të qeverisë. Bashkëkryetari i këtij komisioni, Arbjan Mazniku përpara anëtarëve të opozitës, por edhe ekspertëve ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e ndërtimit të një procesi të strukturuar dhe transparent, duke vënë në dukje se puna duhet të mbështetet mbi të dhëna konkrete dhe analiza...