Nisi si “Skënderbe” dhe përfundoi si “Rama”. Qeveria ndryshon projektin e kullës, i shton një kat sipër!

Nisi si “Skënderbe” dhe përfundoi si “Rama”. Qeveria ndryshon projektin e kullës, i shton një kat sipër!

Një nga projektet më të debatuara të ndërtimit ka qenë kulla që po ngrihet në qendër të Tiranës, mbrapa Pallatit të Kulturës, e emërtuar “Tirana Rock”, teksa ndërtimet kanë avancuar. Por, siç ndodh rëndom në të gjitha kantieret e ndërtimit, firmat kërkojnë më shumë sipërfaqe dhe kate shtesë, disa prej të cilave i kanë ndërtuar pa leje dhe të tjera tashmë kanë gjetur edhe institucionin që po ua “legalizon”. Redaksia e Vox News hulumtoi dokumente të reja dhe të vjetra të të gjithë projektit, ku rezulton se “Tirana Rock” mori një leje për 25 kate, ndërkohë që në vitin 2026, qeveria ka marrë një vendim për t’i shtuar 1 kat. Nëse ndërtuesit më parë përdornin ndërto dhe legalizo, tashmë qeveria është bërë institucioni kryesor që...