Nis zbatimi i projektit për instalimin e kamerave inteligjente, Rama: “Sy magjik” për Policinë e Shtetit, siguria në shkolla ndryshon rrënjësisht

Nis zbatimi i projektit për instalimin e kamerave inteligjente, Rama: “Sy magjik” për Policinë e Shtetit, siguria në shkolla ndryshon rrënjësisht

Ka nisur zbatimi i projektit të intsalimit të një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente, i cili do ta rendisë Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë edhe në këtë drejtim, duke sjellë standarde të larta monitorimi të rrugëve të qyteteve, shkollave e mjediseve të tjera publike. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu tha se mbi 5 mijë kamera inteligjente do të instalohen në 20 qytete të Shqipërisë. Janë gjithashtu 3 mijë kamera trupi që do të instalohen në uniformat e efektivëve të policisë së Shtetit. Po ashtu do të instalohen dhe kamera e radarë inteligjentë dhe sensorë për matjen e zhurmës në qytetet e vendit. Kreu i qeverisë, Edi Rama, i pranishëm në aktivitet tha se Smart City” nuk është një projekt kamerash...