Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Nis seanca për dosjen ‘Partizani’, ja çfarë tha avokatja e Berishës
Ka nisur seanca gjyqësore për dosjen ‘Partizani’. Avokatja e ish kryeministrit Sali Berisha, Klodiana Gjyzari sapo ka nisur parashtrimet. Mbrojtja e kreut të PD, argumenton se SPAK nuk ka asnjë provë apo veprim konkret se çfarë ka bërë Berisha. “SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cenuar pluralizmin ne Shqipëri”, shprehet ajo. Më tej ajo shton: “Janë shtrembëruar në mënyrë të dukshme faktet. Me këtë rast, kanë thënë për çdo gjë ‘fajin e ka Saliu’, por harrohet që gjatë vendimmarrjeve organet janë kolegjiale....