Nis protesta kombëtare e PD-së
Ka nisur protesta e Partisë Demokratike dhe aleatëve para kryeministrisë. Opozita do të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku si krijimin e një qeverie teknike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Edhe këtë herë, partitë e reja; Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj nuk i janë bashkuar kësaj lëvizjeje të PD-së. Kjo është protesta e dytë kombëtare që zhvillon opozita pas asaj që u mbajt në datën 22 dhjetor. Partia Demokratike vendosi protestat në qendër të aksionit të saj politik pas publikimit të hetimeve të SPAK-ut për tenderat në infrastrukturë dhe rolin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Sipas kryetarit të PD-së, Berisha, vendimi i kryeministrit...
Burimi:
vizionplus.tv