Nis protesta e opozitës, Berisha del nga selia blu, i drejtohet sheshit para kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, Berisha del nga selia blu, i drejtohet sheshit para kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar për në sheshin e Kryeministrisë. Me daljen e tij nga selia është shënuar edhe nisja e protestës kombëtare të opozitës. Berisha pritet të jetë folësi kryesor i protestës, ndërsa është shoqëruar nga eksponentë të tjerë demokratë dhe simpatizantë të partisë. Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.