Nis protesta e opozitës, Berisha del nga selia blu

Nis protesta e opozitës, Berisha del nga selia blu

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur tashmë, ndërsa mbështetësit e opozitës janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë. Berisha është ndjekur nga mbështetës, por edhe nga eksponentë të tjerë të PD. Kjo protestë e sotmja, është menduar të zhvillohet pa fjalime, ndryshe nga sa ka ndodhur në protestat e mëparshme kombëtare Ende nuk është e qartë se cili skenar do të ndiqet nga organizatorët, por pritet që të mbahet një marshim nga Kryeministria drejt institucioneve kryesore, duke shmangur Kuvendin, i cili është i pozicionuar pranë xhamisë së Namazgjasë, aty ku pritet të ketë një numër të shtuar besimtarësh pasi ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.