Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës
Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, deputetët do të rinisin punën të hënën. Zyrtarisht sesioni i ri parlamentar, i dyti i kësaj legjislature të XI, do t’i çelë punimet më seancën parlamentare të parashikuar pasdite në orën 17, edhe pse pak pas mesditës do të ketë një mbledhje të komisionit parlamentar të ashtuquajtur të reformave, që drejtohet nga Fatmir Xhafa. Dhe pikërisht reformat duket se do të jenë edhe puna më e madhe e këtij sesioni, ashtu siç edhe arsyet e përplasjeve. Sa i takon përplasjeve Kryeministri Rama ua bëri të qartë demokratëve se socialistët nuk do ta tolerojnë më atë që e quajti ‘pengmarrje’ të Kuvendit përmes procedurës dhe rrugaçërisë....
Burimi:
javanews.al