Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte
Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja nuk kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake në GJKKO. Kreu i bashkisë së Tropojës u shpreh se nuk është i dënuar me parë dhe nuk ka marrë asnjë vërejtje në 35 vite punë. Byberi dhe zv.kryetari i bashkisë Tropojë akuzohen për shpërdorim detyrë. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Bashkia e Tropojës, si institucioni që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, nuk ka zbatuar ligjin për hapjen e rrugëve. Hetimet kanë zbuluar se kryebashkiaku Rexhë Byberi, në bashkëpunim me nënkryetarin Kërrnaja, kanë lejuar hapjen e rrugëve të reja në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar një dëm në vlerën e rreth 280 milionë lekëve.
Burimi:
javanews.al