Nis Asambleja e socialistëve, Klosi: PS nën drejtimin e Ramës më e fortë se kurrë, mandati i katërt më shumë përgjegjësi
Ka nisur këtë të shtunë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste te “Mélia” në Gjirin e Lalëzit, ku fjalën hapëse e mbajti Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi. Në fjalën e tij, Klosi theksoi se nën drejtimin e Edi Ramës, Partia Socialiste paraqitet sot më e fortë, më e organizuar dhe më fituese se kurrë më parë. Ai u ndal te fitorja e mandatit të katërt qeverisës, duke e cilësuar atë si një “provë të jashtëzakonshme besimi” nga qytetarët shqiptarë, të cilët, sipas tij, kanë zgjedhur stabilitetin dhe vazhdimësinë në qeverisje.Lexo edhe :Related Posts Klosi theksoi se ky mandat kërkon më shumë përgjegjësi nga Partia Socialiste, ndërsa solli edhe një krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, duke nënvizuar rritjen e mbështetjes elektorale për PS-në dhe...
Burimi:
vizionplus.tv