Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ndodhet sot në Uashington, kryeqytetin e SHBA-ve. Këtë të martë, Peleshi është takuar në Kongresin Amerikan, me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi ka ndarë pamje nga takimi, teksa thekson vijimin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA. “Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, forca e Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe angazhimi amerikan për reformat, paqen dhe sigurinë në rajon e në botë, elementë thelbësorë të bashkëpunimit mes dy vendeve”,-shkruan Peleshi.
Burimi:
javanews.al