Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

Vendimi i Autoritetit Portual Durrës për të ngushtuar hyrjen numër 4 të portit, në afërsi të Urës së Dajlanit, nga 6 në 3 korsi, për shkak të punimeve për projektin “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, është kundërshtuar nga Partia Demokratike. Për deputetin Igli Cara, përgjysmimi i kapaciteteve të hyrje-daljeve është një akt i paprecedentë dhe, sipas tij, kjo do të ndikojë negativisht, shkruan A2CNN. “Do të krijojë pengesa të mëdha edhe në trafik, imagjinoni periudhën e pikut në verë. Imagjinoni pak kur të jetë e përgjysmuar”, tha Cara. Deputeti demokrat kërkoi që ky projekt të ndalojë, pasi, siç tha, nuk i shërben qytetarëve. “Unë nuk kam fjalë, por vetëm mund të them që është veprim antishqiptar. Do të rriten kostot, do të rritet koha e...