Ngjela flet për polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit: Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi…, aty gjetën shqiptarët

Ngjela flet për polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit: Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi…, aty gjetën shqiptarët

Dy ditë më parë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, komentoi deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Abu Dhabi, të cilat shkaktuan polemika në Greqi për origjinën e grekëve. “E njoh shumë mirë zotin Rama, ka një mënyrë të veçantë të të shprehurit dhe shpesh i shpëtojnë gjëra që nuk duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një të gabuar dhe e kuptoi gabimin e tij. Mbaj në konsideratë korrigjimin; ishte një deklaratë e pafat, më mirë ta lëmë pas”, u shpreh Mitsotakis. Reagimi vjen pas kritikave në mediat greke lidhur me komentin e Edi Ramës ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi, duke u përfshirë në një debat historik dhe kulturor mes të dy vendeve. “Mendoni se keni monopol...