Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Zgjedhjet e 11 Majit, ngjarja kryesore në vend, nuk sollën asnjë ndryshim në skenën politike. Edi Rama konsolidoi pozitat, me një fitore të thellë, që i dha një dominim të plotë të parlamentit. Ndërsa opozita, me Berishën në krye u tkurr edhe më tej. Konsulentët amerikanë në zgjedhje apo dhe një lobim i dyshimtë disa miliona dollarësh, nuk i dhanë as fitoren, dhe as heqjen e kryqit të “non gratas”. Ethet elekotrale Nën ethet e një gare që do të përballte për herë të parë, pas 12 vitesh sërish 2 figurat kryesore që dominuan jetën politike në Shqipëri gjatë viteve të tëra tranzicion, Edi Ramën tashmë në pushtet dhe Sali Berishën në krye të opozitës, do të niste një fushatë jo pak e ashpër mes...