Nga vdekja vijnë, te vrasjet shkojnë/ Balliu për PS: Është pjesë e krimit, organizatë si e Escobar
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka lëshuar akuza ndaj Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një forcë politike “të lindur për të vrarë” dhe si një “armik të shtetit shqiptar”. Në një intervistë me gazetarin Bled Marku, Balliu deklaroi se dhuna policore e ushtruar ndaj protestuesve nuk është e rastësishme, por pjesë e ADN-së së partisë në pushtet. Duke iu referuar dhunës në protestë, Balliu identifikoi drejtuesit e policisë Neritan Proda dhe Sokol Bizhga si “ekzekutues” të urdhrave, ndërsa theksoi se “inskenuesi” i vërtetë është kryeministri Edi Rama. Klevis Balliu: Tani fakti që janë po të njëjtët në pushtet, nuk ka pse të ishte ndryshe. Njësoj siç kanë dhunuar në atë kohë, ata dhunojnë edhe në këtë kohë. Duhet të kuptojmë që Partia...
Burimi:
ntv.al