Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar këtë të dielë, më 22 mars, një videomesazh në rrjetet sociale, ku pasi uroi besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në shesh. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë, për të nderuar 34 vjetorin e 22 Marsit 1992, kur shqiptarët votuan për demokracinë, duke u ndarë nga diktatura komuniste. “…mënyra më dinjitoze për të nderuar sot 34 vjetorin e 22 Marsit është të dalim të gjithë në shesh, të ngrihemi fuqishëm për të kundërshtuar këtë regjim, për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti. Për t’i dëshmuar Edi Ramës dhe botës se, ne nuk pajtohemi kurrë me farsat zgjedhore. Nuk pajtohemi kurrë me...
Burimi:
javanews.al