Nga tunel që ‘pikon’ ujë te shkelje ligjore, ja si u ndërtua Llogaraja pa leje me bekimin e Klosit dhe Çelajt
Tuneli i Llogarasë ka nisur të rrjedhë ujë që në shirat e parë, duke përbërë një rrezik real për jetën e udhëtarëve që kalojnë në këtë tunel. Cilësia e dobët e punimeve është vetëm afera e radhës që përfshin skandalin e madh të tunelit, ndërtimi i të cilit i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 50 milionë eurosh. Përveç dyshimeve për rritje fiktive të faturave, që kanë rënduar mbi buxhetin e shtetit, dhe favorizimit të një kompanie turke që, sipas hetimeve, nuk ka kryer asnjë punim real në tunel, në fokus është vënë edhe rimbursimi dhe kreditimi i TVSH-së për këtë vepër publike. Hetimi i thelluar i SPAK për aferën 190 milionë euro ka zbuluar shkelje serioze që, përveç drejtuesve politikë, rëndojnë...
Burimi:
sot.com.al