Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’/ 10 rrenat e Ramës për vitin 2025
Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’/ 10 rrenat e Ramës për vitin 2025 2025 ishte vit zgjedhor, dhe si çdo vit zgjedhor në Shqipëri, premtimet ishin të shumta dhe të përsëritura. Në mbyllje të vitit, faktet flasin për kantierë të pambyllur, projekte të dështuara rrugësh, afate të shtyra dhe qytetarë të zhgënjyer. Treni elektrik që nuk u nis Në prezantimet 3D të qeverisë, Tirana lidhet me Durrësin dhe Rinasin nga një tren modern elektrik. Në terren, prej më shumë se katër vitesh ekziston vetëm një kantier që s’po mbaron. Me disa afate të shkelura, hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është ende larg përfundimit. Afati i ri i operimit të trenit elektrik është fundi i vitit 2026. Aeroporti i Vlorës pa fluturime Në pranverë, skenari...