Nga sot mund të pezullohet kryeministri? Gazetari: Gjykata pushtet mbi politikën

Nga sot mund të pezullohet kryeministri? Gazetari: Gjykata pushtet mbi politikën

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në një studio televizive ka folur lidhur me vendimin e marrë të premten vonë nga Gjykata Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë dhe la në fuqi pezullimin e ministres Belinda Balluku. Hitaj tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i kanë dhënë të drejtë GJKKO-së dhe SPAK-ut. Ai theksoi se tashmë një prokuror i SPAK-ut nëse çon kërkesë GJKKO-së dhe ia miraton mund të pezullohen të gjithë ministrat dhe kryeministri. “Pavarësisht se juristët thanë që nuk ka patur qëndrim. Për mua ka patur qëndrim duke mos mbajtur qëndrim. Pra anëtarët e Gjykatës Kushtetuese qartazi i kanë dhënë të drejtë GJKKO-së dhe SPAK-ut dhe për mua është 8 me 0 kundër Këshillit të Ministrave. 8 me zero pro GJKKO-së dhe SPAK-ut....