‘Nga rreziku për prishjen e provave te…”/ PD: Ja arsyet pse duhet t’i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

‘Nga rreziku për prishjen e provave te…”/ PD: Ja arsyet pse duhet t’i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

PD ka prezantuar 6 pikat përfundimtare të raportit të opozitës, përmes së cilit kërkojnë heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Më poshtë 6 pikat e prezantuara nga PD 1. Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe se në rastin konkret jemi përpara prezumimit bazik që imuniteti duhet të hiqet sepse nuk ka asnjë pretendim apo arsye të besohet se akuzat kundër deputetes Balluku janë të motivuara politikisht. Madje edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj, e konfirmon një fakt të tillë. 2. Provohet “dyshimi i arsyeshëm” i bazuar në prova. Prokuroria tregon në mënyrë të qartë se ekziston dyshimi i arsyeshme dhe ai bazohen në një set provash që janë depozituar bashkëlidhur kërkesës dhe relacionit shoqërues, gjithsej 80 prova, të ndara në 12...