Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer jetën e tij në 360 gradë, nga rinia dhe familja, politika dhe sfidat, profesioni dhe pasionet. Në emisionin “Elevate” me Floriana Garo, ish-presidenti dhe kryeministri ndau dekadat e karrierës së tij politike e jo vetëm, duke kombinuar historitë e jetës familjare me atë të braktisjes së profesionit të mjekut për të zgjedhur politikën si një rastësi e madhe dhe që nuk e kishte menduar kurrë më parë. Berisha duke iu kthyer viteve më përpara në politikë, u shpreh se në 1997 u rrëzua nga pushteti nga rebelimi komunist, njerëz të cilët i mundi, shtoi ai me votë të lirë në vitin 2005. Të njëjtën Berisha beson se ende do ta bëjë me një rikthim të tretë në...