NGA RAMIR HADËRI – Ajo që sot quhet “Shkodra Pozitive” nuk është slogan, por realitet…

NGA RAMIR HADËRI – Ajo që sot quhet “Shkodra Pozitive” nuk është slogan, por realitet…

U bë kohë që çdo ditë shohim të njejtin skenar, sulme dhe komente për të mbushur faqet e portaleve apo ekranet e TV-ve ndaj Bashkisë Shkoder, nga deputete apo eksponente të vetëshpallur të opozitës. Një herë te koshi i mbeturinave, një herë me selfie matanë mureve, herë duke kërkuar pas pallateve por asnjëherë ballë për ballë në rrugë, aty ku njerëzit punojnë, djersijnë dhe përpiqen realisht për këtë qytet.Kjo nuk është opozitë, është zhurmë. Nuk është kritikë, është show. Një lojë e pistë portalesh që kërkon vetëm klikime, jo zgjidhje.Përtej gjithë kësaj, ekziston diçka shumë më e madhe: e drejta qytetare, e drejta e dinjitetit dhe e së vërtetës, dhe mbi të gjitha puna e përditshme për Shkodrën. Puna që nuk bërtet, por ndërton. Që...