Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, zhvilloi sot një takim me Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani, dhe stafin e saj, duke përmbyllur ciklin e takimeve me bashkitë e qarkut. Takimi u fokusua te çështjet kryesore për zhvillimin e kryeqytetit, duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit institucional, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe adresimin e sfidave të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit. “Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Institucionit të Prefektit është kyç për zbatimin e politikave që shërbejnë interesin publik,” tha Hajdari, duke shtuar se koordinimi i vazhdueshëm garanton një zhvillim më të qëndrueshëm të kryeqytetit. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e respektimit dhe lirimit të hapësirave publike dhe menaxhimit në kohë reale të emergjencave civile: “Qyteti ka nevojë për...