“Nga ‘nuk mbrojmë askënd’ tek…”/ ISP: Rasti “Balluku” dhe standardi europian që duhet të ndjekë Kuvendi

“Nga ‘nuk mbrojmë askënd’ tek…”/ ISP: Rasti “Balluku” dhe standardi europian që duhet të ndjekë Kuvendi

Deklaratat e përsëritura ndër vite të kryeministrit Edi Rama se mazhoranca “nuk do të bëhet pengesë për hetimin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë”, se “nuk jemi zyrë avokatie e askujt” dhe se “kush ka probleme me drejtësinë të përballet vetë me të”, rikthehen sot në vëmendje përballë zhvillimeve të fundit në Kuvend, ku në diskutim është imuniteti i Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë për korrupsionin miliona euro me tenderat publikë. Instituti i Studimeve Politike ka krahasuar qëndrimet e artikuluara publikisht për vite me radhë të kryeministrit Edi Rama dhe duket se ka pësuar ndryshim në vitet 2023–2024, kur Parlamenti u përball me çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka. “Çështja Xhaçka u arkivua, por më shumë se ajo, parlamenti...