“Nga neni “Basha”, te…”/ Berisha: Ish-kryetari e kishte mendjen te koalicioni me Ramën, jo të fitonte zgjedhjet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat u pyet në lidhje me ndryshimet në statutin e PD-së, me nenin 8, të cilësuar si ‘neni Basha’ apo dhe ‘vdekjen’ e Rithemelimit nëse ai rikandidon për kryetar të kësaj partie. Ai lëshoi akuza në drejtim të Bashës se ky i fundit nuk e kishte mendjen te zgjedhjet, por se si të bënte koalicion me Ramën. “Neni flet për zgjedhje, jo për farsën elektorale. Nëse ka një realitet absolut të padiskutueshëm, është; zgjedhjet ishin farsë elektorale. Pra, sa herë zgjedhjet humbën kur ato janë normale, është detyrë e atij që udhëheq, të japë dorëheqje. Në rast farse, është detyrë që të luftojmë diktaturën. Vota ‘vdiq’ pa hyrë në kuti. Ai e kishte mendjen që...
Burimi:
sot.com.al