Nga ndryshimet në statut, te zgjedhja e kreut të ri të PD/ Boçi: Statusi i Salianjit? I vetëpërjashtuar!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut apo dhe zgjedhja e kreut të ri të kësaj partie. I ftuar në një studio televizive ai tha se PD është në fazë riorganizimi, ndërsa konfirmoi se i pari në listë për të garuar për kryetar të kësaj force, është Sali Berisha. “PD është në fazën e riorganizimit sipas statutit të partisë. Jemi në normalitet. Normalitet i domosdoshëm për zëra brenda PD dhe përtej saj. Kjo është bashkangjitur dhe me kërkesën e grupit parlamentar, ku i është kërkuar deputetëve të PD që të jenë më pranë qytetarëve, që t’i ftojnë në protesta.”, tha ai. Pyetjes nëse ka garë reale për kreun e ri të PD-së, Boçi tha se...
Burimi:
sot.com.al