“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës
Kryeministri Edi Rama ishte sot, 8 prill, për inspektim në kompleksin industrial në Durrës ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial. Në këtë takim me punonjësit e kësaj ndërmarrjeje u shoqërua nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. “Sektori i industrisë po zhvillohet gjithnjë e më shumë, sidomos në zonat pranë Porto Romanos”, theksoi Sako në fjalën e saj. Për kreun e qeverisë, motivi kryesor i kësaj vizite ishte për të promovuar sa më mirë shembullin e ndërmarrjeve shqiptare, të cilat kanë nisur me një ëndërr të madhe dhe hap pas hapi janë transformuar. “Faktikisht shkohet nga mbetjet elektronike tek përpunimi i nivelit më të lartë i unazave dhe varëseve të arit. Pra,...
Burimi:
javanews.al