Nga “matematika” te pazari i Roskovecit, Meta ironizon Ramën: Tezat e tij nuk e bashkojnë opozitën
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje opozitës që të paraqesë alternativën e saj për Reformën Territoriale. Ai ka theksuar se nuk duhet të përsëritet gabimi i bërë nga Partia Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se për rreth dhjetë vite Edi Rama ka kontrolluar jo vetëm mazhorancën, por edhe opozitën, duke ia atribuar këtë, “korruptimit të lidershipit të asaj kohe”. Ai rikujton se Reforma Territoriale u miratua edhe pse qeveria nuk kishte numrin e nevojshëm të votave. “Fatkeqësisht, Edi Rama e miratoi variantin që dëshironte edhe kur kishte vetëm 65 vota nga 84 që i duheshin 11 vite më parë”, shkruan Meta. Sipas tij, opozita e asaj kohe nuk paraqiti asnjë...
Burimi:
sot.com.al