Nga ligji për referendumin, te reduktimi i numrit të…/ Poli Hoxha ‘zbërthen’ lëvizjet e Ramës
Gazetari Poli Hoxha ka komentuar në News24 zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjet e kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar si pjesë e një strategjie të qartë për ndryshime të mëdha në skenën politike. Sipas Hoxhës, kryeministri ka intensifikuar aktivitetet politike dhe organizative, pavarësisht se zgjedhjet janë ende rreth një vit larg. “Të shtunën ka sërish mbledhje me grupin parlamentar. Çdo ditë ka nga një aktivitet për riorganizimin e partisë. Pyetja është pse po e bën këtë riorganizim Edi Rama, kur zgjedhjet janë pas një viti?”, u shpreh ai. Hoxha thekson se paralelisht me këtë “fushatë të hershme”, Rama ka hedhur në tregun politik çështjen e ndryshimeve kushtetuese, përfshirë edhe reduktimin e numrit të deputetëve. Sipas tij, kjo tregon se mazhoranca po përgatitet për ndërhyrje...
Burimi:
sot.com.al