Nga ligji i ndryshuar për AKSHI-n te…/ Çështjet ‘kyçe’ që trajtohen nesër, në seancën plenare në Kuvend
Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh me rëndësi. Mësohet se sipas rendit të ditës, Kuvendi do të zgjedhë 5 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Nga 5 anëtarët, 3 emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa 2 emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri. 3 emrat që vijnë si përzgjedhje e PS mes kandidatëve, të cilat i paraqitën në Kuvend, janë: 1. Ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa 2. Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj 3. Matilda Shehu Dy kandidatët e propozuar nga kryeministri Rama përmes aplikimeve që shkuan në qeveri janë: 1. Ish-ministri Ervin Mete 2. Jonida Prifti...
Burimi:
sot.com.al