Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Pas një pauze disa javore, nis sot sesioni i ri parlamentar. Deputetët rikthehen në Kuvend për seancën e parë plenare pas mbylljes së pushimeve, duke hapur zyrtarisht punimet e sesionit të ri parlamentar. Punimet e Kuvendit do të nisin që në orët e paradites me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila zhvillohet në orën 11:00. Në fokus të diskutimeve do të jetë programimi i punës parlamentare për javët në vijim, përfshirë shqyrtimin e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 19 janar – 27 shkurt 2026, projektkalendarin e punimeve parlamentare deri më 6 shkurt 2026, si dhe projektkalendarin vjetor të kontrollit parlamentar. Në këtë mbledhje pritet gjithashtu miratimi i projektplanit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për...