Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
NGA KEJSI SPAHIJA – Luçiano Boçi, ju jeni shembulli më i qartë i një drejtuesi të importuar….
Luçiano Boçi, Ju jeni shembulli më i qartë i një drejtuesi të importuar, një kostum politik i huazuar që nuk u përshtat kurrë me trupin e Shkodrës. Nuk e njohët qytetin, nuk e kuptuat shpirtin e tij dhe mbi të gjitha nuk arritët kurrë të fitonit dashamirësinë e demokratëve shkodranë. Një situatë që meriton epitetin e vet: legjitimitet pa rrënjë. Ju falënderojmë sinqerisht për një gjë: me çdo sulm, me çdo fabul morale, me çdo thirrje boshe për “dorëheqje”, ju po radhitni sukseset e kryebashkiakut Benet Beci. Sepse çdo krahasim me ju, e bën më të dukshme diferencën mes punës reale dhe politikës së zhurmës. E kuptojmë shumë mirë se dorëheqja e Benet Becit është shpresa juaj e vetme politike. Sepse përveç saj, ju dhe...