Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin “Punët e Shqipërisë” në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke ndalur këtë herë në Durrës. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë historike të momentit që po kalon vendi, duke e cilësuar integrimin në Bashkimi Evropian si një mundësi të rrallë që nuk duhet humbur. Ai u shpreh se Shqipëria ndodhet për herë të parë në një pozicion të favorshëm ndërkombëtar dhe bëri thirrje për një mbështetje më të fortë politike, me qëllim realizimin e objektivit strategjik të anëtarësimit në BE. “Duhet të bëjmë punët, që duhen. Ne kemi sot një moment të historisë sonë, ku për herë të parë fati i buzëqesh shqiptarëve. Për herë të parë ndodhemi në pozitën, ku të mëdhenjtë...
Burimi:
javanews.al