Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës
Në politikën shqiptare, memoria shpesh është selektive dhe e shkurtër. Por rrallëherë kontradiktat kanë qenë kaq të dukshme, kaq të dokumentuara dhe kaq të papërgënjeshtrueshme sa në rastin e Ervin Salianjit dhe mënyrës se si Sali Berisha e ka ripërkufizuar figurën e tij brenda vetëm një viti. Në shtator të vitit 2024, pak ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me një vit burg për ish-deputetin Ervin Salianji për veprën penale të kallëzimit të rremë, Berisha e shpalli atë publikisht simbol të represionit politik. “Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën. Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi...
Burimi:
javanews.al