Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet e marra këtë të mërkurë, më 11 mars, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Mes këtyre vendimeve, është dhe emërimi i Alsi Metushit si anëtar i ekipit përzgjedhës për “zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”. Përveç këtij emërimi, vendimet dhe projektligjet e miratuara sot janë: • Prioritetet ekonomike për vitet 2027–2029 Një nga vendimet e marra lidhet me miratimin e Dokumentit të Politikave Prioritare 2027–2029, i cili do të shërbejë si bazë për procesin e planifikimit dhe buxhetimit në vitet e ardhshme. Për zbatimin e tij do të angazhohen Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës,...