Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar sot, 20 mars, një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, ku u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi bisedën si produktive, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe turizmi. Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve madhore rajonale që synojnë rritjen e ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike, përfshirë Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe zgjerimin e tij përmes Gazsjellësi Joniano-Adriatik (IAP), si dhe Iniciativa e Tre Deteve. Dy ministrat diskutuan edhe mbi çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar rolin e përbashkët si aleatë në NATO për...