Nga dronët tek armët, Ministri Vengu jep afatet kur nis prodhimi nga Shqipëria

Nga dronët tek armët, Ministri Vengu jep afatet kur nis prodhimi nga Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi nisjen e rekrutimeve për kadetët e shkollave ushtarake, ndërsa prezantoi një plan të zgjeruar për fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe zhvillimin e industrisë ushtarake në vend. Gjatë një konference për shtyp, Vengu njoftoi se aktualisht janë hapur 326 vende pune, ndërsa rekrutimet kanë nisur. Sipas tij brenda këtij muaji do të përzgjidhen fillimisht 40 kandidatë, të cilët do t’i nënshtrohen një testimi rigoroz, për të përzgjedhur më pas 10 më të mirët. “Fillojmë këtë muaj rekrutimet për kadetët e shkollave. Do të përzgjidhen fillimisht 40 vetë do kalojnë një testim rigoroz dhe nga ata do të përzgjidhen 10. Kjo më jep mundësin që të them disa fjalë për rritjen e kapitalin njerëzor për industrinë ushtarake. Kemi 326 vende pune...