Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë, ja si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun

Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë, ja si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun

Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se mazhoranca nuk ka ndërmend të shqyrtojë kërkesën, duke e ngadalësuar procesin. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shfaq i habitur nga ajo që e cilësoi si “nxitim” të prokurorëve dhe vuri në dyshim kohën dhe mënyrën e veprimit të SPAK-ut, duke pretenduar se kërkesa për arrestim është “ekstreme” dhe e parakohshme. Raporti i KE, i lexuar selektivisht Për të mbështetur qëndrimin e tij dhe për të delegjitimuar veprimet e SPAK-ut, Rama lexoi pjesë nga një raport i Komisioni Europian mbi ushtrimin e drejtësisë në Shqipëri, duke u ndalur vetëm te kritikat për përdorimin e lartë të paraburgimit, të cilin e cilësoi si “rekord negativ absolut” në rajon. Kryeministri...