Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve
Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeveKorça e serenatave, ski në Dardhë dhe pushimi pranë liqenit të Pogradecit mbeten ndër opsionet më të pëlqyera për fundjave për shumë qytetarë nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë.Por bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas pas shembjes të dherave ka bërë që këto qytete të boshatisen prej turistëve vendas dhe të huaj.Bizneset e hotelerisë dhe restoranteve në Korçë dhe Pogradec njëzëri pohojnë që prej ditës së shtunë pas bllokimit të aksit Librazhd -Përrenjas po përballen me një mungesë rezervimesh të reja për fundjavën. Ata e konsiderojnë bllokimin e rrugës si një ngjarje që ndau “me thikë” juglindjen nga pjesa tjetër e Shqipërisë, për shkak të ndërprerjes së lidhjes kryesore rrugore dhe izolimit të përkohshëm...
Burimi:
sot.com.al