Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Nga biznesmenë dhe vartës së zv.kryeministres Balluku/ SPAK sërish kontrolle ndaj 20 personash dhe firmash
SPAK i ka akoma duart e lidhura për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, por të lira për të kontrolluar ndaj çdo subjekti të përfshirë në dhjetëra tendera nën hetim. Pas 52 kontrolleve që i mbylli para festave, Erjon Çela si gjyqtar i hetimit paraprak ka aprovuar sërish kontrolle të tjera tek një rreth prej 20 personash dhe firmash nën verifikim, mes tyre juristë, administrator kompanish të përfshirë në procedurat e prokurimeve të loteve, biznesmenë dhe vartës të zv.kryeministres Belinda Balluku. Rikthimi në institucione i Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK ndodh në kohën kur disa veprime hetimore është vlerësuar të kryhen mbas festave dhe për shkak të informacioneve se disa nga subjektet në fushën e biznesit gjendeshin jashtë vendit. SPAK pranon në rrugë...